Mançester Junajtidi mbas largimit të trajnerit Zhoze Murinjo dhe ardhjes së atij të ri, Ole Gunar Solskjer, nisi të luajë shumë mirë, kështu që në ndeshjen e fundjavës së kaluar ai mundi thellë 5-1 Kardifin në fushën e këtij të fundit.
Solskjeri në konferencën e shtypit mbas ndeshjes së mësipërme deklaroi se ai mban lidhje të vazhdueshme me ish-trainerin e tij ser Aleks Fergusonin që ka shpehur mbështetjen e tij për trajnerin norvegjez.
Sidoqoftë, tabloidi anglez “San” publikoi një lajm ekskluziv, sipas të cilit Fergusoni deri në fund të këtij sezoni do të kthehet në “Old Trafford”, ku do të shërbejë si këshilltar i Solskjerit.
Sfidanti.al