Poçetino – hit: një koincidencë me 2-6, për të cilën po flitet në Angli!

Totenhemi i konfirmoi ambiciet e tij në luftën për titull në Premier Ligë me fitoren superbindëse 2-6 që arriti kundër Evertonit në stadiumin e këtij të fundit, “Gudison park”. Ekipi mik nga veriu i Londrës u tregua shumë efikas madje në një nga stadiumet, ku të gjithë ekipet vizitorë e kanë të vështirë të barazojnë dhe jo më të fitojnë.
Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, kishte arsye që të gëzohej më shumë se të tjerët, jo vetëm për fitoren bindëse dhe lojën e bukur, por edhe për një koincidencë fantastike që kishte lidhje me një jubile familjar të tij.
Trajneri argjentinas pikërisht ditën e ndeshjes në fjalë përkujtoi 26-vjetorin e martesës me gruan e vet me një simbolikë të jashtëzakonshme, pasi ndeshja në “Gudison park” përfundoi 2-6!
Kjo rastësi fantastike bëri që gazetarët e Bi-Bi-Si-së t’i merrnin Poçetinos një intervistë të veçantë, gjatë së cilës ai tha se me të vërtetë ishte befasuar nga koincidenca, duke theksuar se një gjë e tillë mund të jetë ndonjë shenjë e dërguar nga universi pikërisht ditën që ai festonte 26-vjetorin e martesës me gruan e tij të dashur.
Sfidanti.al