Tirana do të presë Teutën të mërkurën në orën 13:30 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Mësohet se dueli do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Edhe pse në kryeqytet janë dy stadium bosh, bardheblutë kanë zgjedhur të luajnë jashtë. Rikujtojmë që sfida e parë u mbyll në barazimin pa gola dhe pasnesër do të vendoset kualifikimi, se kush skuadër do të prekë gjysmëfinalen.
sfidanti.al