A është faji i Xhampiero Venturës? Italia nuk mori dot më shumë se barazimin ndaj Maqedonisë në fushën e saj, dhe tifozët kanë nisur të vënë duart në kokë. Si ka mundësi që lojtarët luajnë më mirë në skuadrat e tyre, sesa në kombëtare? Galiardini, Insinje e Imobile mund të përmenden si rastet më tipike, me lojtarët e Juventusit, Napolit e Lacios krejt ndryshe nga shkëlqimi në Serinë A apo në kupat e Europës.
Shqetësimi kryesor është nëse Italia do të arrijë rezultat në Shqipëri dhe nëse do të bindë me lojë. Ventura nuk fshihet kur pohon se “me këtë lojë nuk shkohet në Botëror”, por thekson se “ky është kampionati italian, kemi lojtarë që luajnë pak me skuadrat e tyre”. Një komentator italian, e përmblodhi kështu gjendjen: Bonuçi ka humbur sigurinë, ashtu si edhe Italia”.
Sfidanti.al