Në kampionatin e një vendi, ku luajnë futbollistët më të mirë nga ana tektinike në Evropë, të kesh zotërimin më të madh të topit do të thotë se duhet të kesh një trajner magjistar. I tillë është Kike Setiani i Betisit. Fundjavën e kaluar, Betisi në ndeshjen kundër Leganesit e zotëroi topin 82,51 për qind që përbën një rekord të ri në ligën, në të cilën ka ekipe, të cilëve mund t’ua marrësh topin vetëm “me polici”!
Sidoqoftë, nuk është rastësi që këtë rekord e vendosi Betisi, sepse ai është një ekipi që luan një futboll të guximshëm dhe, sezonin e kaluar, zuri vendin e tretë sa i përket zotërimit mesatar të topit për ndeshje. Momentalisht, Betisi është në vend të dytë sa i përket zotërimit të topit në Spanjë, ndërkohë që vendin e parë e mban Reali i Madridit. Një mënyrë e tillë loje sjell rezultat që nuk është rast i shpeshtë për ekipet modestë që luajnë futbolli të bukur për syrin.
Treguesit më të mirë për zotërimin e topit në historinë e La Ligës:
2018/2019: Betis – Leganes 1-0, zotërimi i topit – 82,51 për qind
2010/2011: Barcelona – Levantes 2-1, zotërimi i topit – 82,22
2012/2013: Barcelona – Levantes 1-0, zotërimi i topit – 81,47
2011/2012: Barcelona – Rasing 3-0, zotërimi i topit – 79,25
2017/2018: Barcelona – Alavesh 2-1, zotërimi i topit -78,83.
Sfidanti.al