Fani Neguesha u njoh në botën futbollistike si një prej të fejuarave të Mario Balotelit. por tani ajo ka kaluar në krahët e një tjetër Mario dhe bëhet fjalë për ish futbollistin e Juventusit, lemina që aktualisht është pjesë e Sauthemptonin. Cifti së fundmi iu gëzua ardhjes në jetë të djalit të tyre Ajsajah King dhe kjo duket se e ka shtuar pasionin dhe dashurinë.
Madje Fani Neguesha arriti sa t’i dedikojë Mario Leminasë në postim special në rrjetet sociale. ‘Je pjesa më e mirë e imja-shkruante Fani Neguesha poshtë një fotoje ku ajo shfaqej bashkë me mesfushorin.
Simpatikë dhe të lumtur; tashmë Baloteli është e kaluara për bukuroshen Fani Neguesha.
sfidanti.al