Pengesa e parë mund të jetë e kalueshme, Turqia, veçse nëse ia del, atëherë finalja e plej ofit do të jetë sipas të gjitha gjasave ndaj Italisë. Kristiano Ronaldo e di se ky është momenti më i vështirë për Portugalinë, që pas gabimit në Lisbonë ndaj Serbisë, që e zbriti kombëtaren e tij në vendin e dytë në grup, dhe e detyroi që të provonte të shkonte në Botëror nëpërmjet plej ofit. Shorti ishte i pamëshirshëm dhe e vendosi në rrugën e kampionëve të Europës. Gjithsesi, humbja në plej of mund të jetë edhe fundi i karrierës së tij me kombëtaren. Në moshën 37-vjeçare ai nuk është gati të heqë dorë. “Përqëndrim total në Kupën e Botës 2022, – shkruajti CR7 në rrjetet sociale, – krenar si gjithnjë për të përfaqësuar Portugalinë. E dimë se rruga nuk do të jetë e lehtë, kemi respekt të plotë për kundërshtarët, që kanë të njëjtat qëllime si ne, por së bashku duhet të luftojmë që ta ngjisim Portugalinë aty ku i takon”.
Sfidanti.al