Mançester Junajtidi është kampion i Anglisë vetëm për … rrogat!

Në pesë lojtarët më të paguar në Premier Ligës, katër janë të “djajve të kuq”. Kristiano Ronaldo merr 26.4 milionë paundë stërlina, David De Gea arrin në 19.2 milionë, Xhejdën Sanço fiton 18 milionë paundë në sezon dhe Rafael Varan jo më pak se 15.5 milionë. Vetëm Kevin De Brujni ka mundësi të hyjë mes tyre me rrogën e tij prej 20.4 milionë paundësh stërlinash tek Mançester Siti. Mançester Junajtidi vazhdon të jetë skuadra që jep rrogat më të larta në Angli, duke lënë pas Sitin, Çelsin apo Liverpulin, e megjithatë nuk fiton asnjë trofe që nga 2017-ta, asnjë titull që nga 2013-ta dhe asnjë Champions që nga 2008-ta. Për momentin, paratë nuk po vlejnë për suksesin sportiv.

Sfidanti.al