Mbrojtësi titullar i Shqipërisë, Ardian Ismajli është dëmtuar në ndeshjen Empoli-Inter duke lënë fushën e lojës në minutën e 50. Vetem pak sekonda pasi la terrenin e blertë, skuadra toskane pësoi një gol që vendosi ndeshjen. Deri në atë moment, Ismajli ishte një nga më të mirët në “Castellani” duke drejtuar mbrojtjen e skuadrës toskane.
Ky është një lajm i keq dhe për Kombëtaren kuqezi, që tashmë pret ekzaminimet e mëtejshme për të parë nëse dëmtimi i qendërmbrojtësit është i rëndë dhe nëse do të ndikojë te pjesëmarrja e tij kundër Republikës Çeke. Minuta të plota për Empolin edhe portierin Etrit Berisha, ndërsa Stiven Shpendi u aktivitzua deri në minutën e 79 në majën e sulmit të Empolit.
sfidanti.al