Sylvinho do të stacionohet në Turqi për emra të rinj

Trajneri i Kombëtares Sylvinho së bashku me bashkëpuntorët e tij, prej disa ditësh ka nisur një tur në të gjithë europën për të ndjekur më nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë. Pas Italisë dhe Gjermanisë, ndalesa e radhës është Turqia, aty ku aktivizohen pesë futbollistë. Vëmendjen më të madhe e ka marrë Rey Manaj. Sulmuesi po bën një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Sivasspor. 20 ndeshje të zhvilluara në kampionat nga 20-vjecari me 11 gola të shënuar, shifra që ka bërë kurioz trajnerin e Kombëtares për të parë më nga afër lojtarin, i cili nuk është pjesë e kuqezinjëve që nga viti 2021, kur luheshin ndeshjet eleminatore për Kupën e Botës Katar 2022.

Nuk duhet harruar edhe Sokol Cikalleshi, sulmuesi aktivizohet me Konyaspor, dhe eksperienca e tij vlen për Sylvinhon. Endri Çekiçi dhe Frederik Veseli janë dy lojtarët e tjerë që do të vlerësohen nga trajneri i Kombëtares. Mbrojtësi luan me Karagumruk dhe ka zhvilluar 17 ndeshje, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm. Situatë e njëjtë edhe për mesfushorin, i cili ka shënuar një gol me fanellën e Pendiksporit në superligën turke. I fundit dhe jo më pak i rëndësishmi është Odise Roshi. 32-vjeçari prej disa kohësh nuk është pjesë e Kombëtares, por me ekipin turk Sakaryaspor, mesfushori fierak ka shënuar 4 gola në 20 ndeshje.

sfidanti.al