Spektakël dhe 3 penallti, Tirana nis sezonin me triumfin në derbi

Tirana e ka nisur këtë edicion në Superiore me një fitore domethënëse ndaj Dinamos në derbin e kryeqytetit, ku i është dashur një përmbysje e minutave të fundit për të siguruar tre pikët.

Skuadra e Orges Shehit e niste sfidën si pretendente përballë “enigmës” Dinamo të Di Biaxhos. Por kjo e fundit bëri të qartë se ka një ekip konkurrues. Të dy skuadrat luajtën hapur dhe kërkuan me çdo kusht të shënonin, teksa ishin blutë të cilët shënuan të parët me Kaçorrin, por gjetën shpejt përgjigjen e Hilës. Në pjesën e dytë, skuadrat ishin më të hapura dhe rastet në të dy p[ortat nuk munguan. Protagonist në këtë pjesë u bë VAR-i, i cili fillimisht dha penallti për Dinamon e më pas për Tiranën, me Denison e Latifin të cilët nuk gabuan nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund, insistimi më i madh i Tiranës për golin solli edhe penalltinë e tretë të mbrëmjes, me Hasanin i cili shënoi në minutën e 90 për të siguruar fitoren 3-2 të skuadrës së tij.

 

sfidanti.al