Spektakël në La Liga, Barça çmonton “nëndetëset e verdha” në transfertë

Barcelona ka arritur të marrë 3 pikët në transfertë me Vijarealin. Katalanasit triumfuan me rezultatin 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të La Liga-s.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Gavin. Në të 15′ De Jong dyfishoi shifrat. Më pas vendasit rikthyen shpejt baraspeshën duke e mbyllur me rezultatin 2-2 pjesën e parë. Në fillimin e pjesës dytë, Vijareali kaloi në avantazh, por në të 68′ Torres riktheu baraspeshën. Sfida u vulos nga Levandovski në të 71′ duke i dhënë kështu fitoren Barcelonës. Kështu ekipi i Çavit ngjitet në vendin e 3-të me 7 pikë.

 

sfidanti.al