Probleme për kombëtaren më të vjetër të botës në futboll. Një skandal tronditi Anglinë pasi dy futbollistë të saj, Mejzën Grinvud e Fil Foden u përjashtuan nga trajneri Garet Sauthgejt, pasi shkelën rregullat e karantinës në grumbullimin e ekipit përfaqësues. Dy futbollistët e rinj u kapën ndërsa po sillnin të dashurat e tyre në hotelin e skuadrës në Islandë, ku ndodheshin të izoluar në pritje të ndeshjes me Danimarkën për Ligën e Kombeve.
Tashmë, ata do të përballen me një hetim policor për shkeljen e rregullave të mbrojtjes nga koronavisuri, dhe pritet të ketë ndëshkime me gjobë, por edhe dënime nga ana e klubeve të tyre, Mançester Junajtid e Mançester Junajtid. Mejzën e Foden janë dy nga lojtarët e rinj më të talentuar të Anglisë, dhe përjashtimi i tyre ishte një goditje e rëndë për kombëtaren e “tre luanëve”, që mund të ndikojë në ndeshjen e radhës.
Anglia fitoi me vështirësi në Rejkjavik ndaj Islandës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, falë një penalltie të shënuar në fund nga sulmuesi i Mançester Sitit, Rahim Stërling. Siç raportojnë mediat britanike, ekipi përfaqësues ka pasur vazhdimisht probleme të tilla që i kanë kushtuar shtrenjtë gjatë finaleve të Europianëve apo Botërorëve.
Sfidanti.al