Nuk është i vetmi klub i Premier Ligës që kërkon kampionin e botës, dhe ende nuk ka akord për holandezin, por beson se ka një avantazh. Liverpuli po bisedon me Barcelonën për fatin e mesfushorit Vajnaldum, që pëlqehet nga trajneri i katalanasve Ronald Kuman, dhe mund të diskutojë lirshëm edhe për Antuan Grizmanin. Kthimi i Lionel Mesit, prania e Ansu Fatiut dhe e Usman Dembelesë, si dhe ardhja e mundshme e Memfis Depait, mund të bëjë që francezi ta ketë të vështirë që të luajë në formacion në “Kamp Nou”.
Në gjurmët e tij janë Mançester Junajtidi, Arsenali, por edhe Liverpuli, i cili mund të përdorë Vajnaldumin si “monedhë shkëmbimi”. Barça jep 10 milionë paundë stërlina (rreth 17 milionë euro) për kartonin e tij, Klopi kërkon 15 milionë paundë, ndërsa kartoni i Grizmanit padyshim që mund të vlejë 80-100 milionë euro. Klopi nuk është nga ata që shpenzon shumë para, por kur për lojtarë të veçantë e bën. Duket se bashkë me Tiago Alkantarën, Grizmani mund të jetë objektivi i rëndësishëm.
Sfidanti.al