Skenari është i qartë dhe kapiteni po e zbaton atë pikë për pikë. Sot ishte dita e kthimit të Lionel Mesit në stërvitjen e Barcelonës, pas 11 ditësh kryengritjeje, dhe tifozët janë plotësisht kundër presidentit Zhozep Bartomeu. Argjentinasi u paraqit në Qytetin Sportiv me makinën e tij Mercedes, 4×4, dhe tifozët ishin tepër euforikë në pritjen që i bënë idhullit të tyre. Ata patën frikë se ai mund të largohej, por për momentin kjo gjë nuk ndodhi. Mesi ishte i pari që u paraqit në qendrën sportive që në orën 15:57, ndërsa stërvitja u zhvillua në orën 17:30. Për momentin, gjendja duket më e qetë dhe trajneri Kuman mund të punojë me një skuadër më të plotë, ndonëse situata është eksplozive në klub, me Mesin, tifozët dhe kandidatët për president, kundër presidentit aktual, Bartomeu.
Sfidanti.al