Serie A, rihapja e stadiumeve, Inter-Milan, ndoshta me publik në San Siro

Pas konfirmimit se stadiumet në futbollin italian do të qëndrojnë të mbyllur deri në 30 nëntor, Sandra Zampa, zv/sekretarja për Shëndetin në qeverinë italiane rindez shpresat për të pasur publik në muajin tetor.

‘Nëse shifrat do të jenë të mira, nëse do të zbatojmë me rigorozitet dhe sukses provën e rihapjes, Inter-Milan në 17 tetor në San Siro mund të luhet me publik, gjithnjë nëse të gjithë sillen ashtu sic duhet-tha Zampa.

Janë këto fjalë të kujdesshme, por vullneti i qeverisë italiane për të vlerësuar këtë cështje pas disa javësh është i dukshëm

‘Stadiumet? Gjithnjë jam përpjekur  të shpjegok se me ardhjen e shumë njerëzve, grumbullimet e paevitueshme, mjetet e transportit janë aspekte të një rreziku të madh-tha Zampa-për këtë arsye them se janë të rinjtë italianë që kanë në duar fatin e këtij vendi. Nëse me shkollat poi a dalim mbanë mirë, do të mund të riflasim për stadiumet. Rihapja e stadiumeve? Në 4 tetor është pak shpejt, duhet të kemi 15 ditë kohë për të bërë vlerësimin’

Edhe ministri i sporteve Vincenzo Spadafora foli për mundësinë e rihapjes së pjesshme të impianteve në Serie A dhe konfirmoi se skenari mund të konkretizohet në 30 shtator, dmth pas dekretit që është në fuqi

‘Më në fund po ndjejmë ajrin e rifillimit dhe kjo sepse jemi në gjendje që të respektojmë rregullat-tha Spadafora-edhe unë mezi po pres që të shoh sërish tifozët në stadium sepse me publik, gjërat janë ndryshe dhe rihapja e shkollave është një test i rëndësishëm për vendin. Mendoj se në fund të shtatorit do të kemi të gjithë elementët për të vlerësuar rifillimin e futbollit me publik’.

Sfidanti.al