Edhe pse e ka gjetur alternativën në rast të dështimit të bisedimeve, Barcelona nuk e ka harruar Lautaro Martinez, madje në Spanjë guxojnë dhe flasin për një lëvizje direkte të vetë futbollostit për të detyruar klubin që ta lejojë të largohet. Sipas të përditshmes katalanase ‘Sport’, agjentët e Lautaro Martinez pritet të mbërrijnë në Milano gjatë kësaj jave për të folur me drejtuesit e Interit dhe t’u shpjegojnë dëshirën e sulmuesit për të veshur fanelën blaugrana. Por oferta e Barcelonës mbetet e ulët; 65 milionë Euro dhe kartonin e një futbollisti, ndërkohë që Interi kërkon 85 milionë Euro.
Interi në fakt nuk e ka pëlqyer asnjëherë këtë ofertë të Barcelonës, ndërkohë që për pjesën cash kërkon 20 milionë Euro më shumë. Nga ana e tij, Lautaro nuk po shtyn me forcë për t’u larguar, pret një rritje të pagës dhe është i tunduar nga oferta e Barcelonës, por pa hyrë në ‘luftë’ me klubin.
‘Sport’ nënvizon faktin se Interi duhet të ulë pretendimet duke parë pasojat e pandemisë në aspektin ekonomik të Barcelonës, por edhe zikaltrit kanë nevojë të sigurojnë të ardhura për shkak të kësaj pandemia pa harruar këtu që I duhet të nisë kërkimet për zevendësuesin e argjentinasit
Ndërkohë që nuk qëndron teoria e dëshirës së Barcelonës për të lënë krejtësisht të lirë Vidal për të zbutur diferencat në tratativat për Lautaro Martinez. Akordi mes kilianit dhe Barcelonës për zgjidhjen e kontratës nuk është arritur ende me klubin spanjoll që i kërkon futbollistit që të heqë dorë nga paga e tij në vitin e fundit të kontratës.
Sfidanti.al