Turi i Francës flet “sllovenisht”, fiton Pogaçar, “Fanelë e Verdhë” është Rogliç!

Nëse në Formula 1 nuk flitet shumë frengjisht, në Turin e Francës nuk është se dëgjon shpesh sllovenisht. Gjithsesi, të dyja këto “aksioma” u hodhën poshtë këtë të diel pasi etapa e radhës e garës më të madhe të botës në çiklizëm u fitua nga një slloven. Madje ishin dy ballkanas në të njëjtin nivel, Tadej Pogaçar që fitoi etapën e 9-të, ndërsa Primozh Rogliç u ngjit në vendin e parë në renditjen e përgjithshme, pra mori Fanelën e Verdhë. Të dy sllovenët dolën në dy vendet e para, me të njëjtën kohë, ndërsa britaniku Adam Jejts e humbi Fanelën e Verdhë në garën e vështirë në Pirenej, duke humbur më shumë se 1 minutë në renditjen e përgjithshme. Rogliç kryeson me 21 sekonda më shumë sesa kolumbiani Egan Bernal. Gjithsesi, janë 9 çiklistë me diferencë vetëm 1 minutë në krye të renditjes dhe Turi i Francës pritet të jetë shumë interesant.

Sfidanti.al