Si në Superioren tonë…edhe në Itali kapen me gjykimin

Spanjolli i mesfushës së Lazio-s, Luis Alberto në fund të ndeshjes së fituar me Napolin ku shënoi edhe një gol spektakolar, nuk kursehet ndaj arbitrave që sipas tij kushtëzuan edhe sfidën e së shtunës në darkë. Sipas spanjollit, nuk mund që “xhaketat e zeza” ta kalojnë lehtë kur bëjnë gabime dhe ata duhen zëvendësuar me të tjerë më profesionistë në zanatin e tyre.

“Kjo javë nuk ka qenë aspak e lehtë për mua dhe skuadrën pas dy rezultateve zhgënjyese por në Napoli zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer. Gjithsesi, nuk mund të luhet me të tillë arbitra. Nevojiten arbitra me personalitet. Ata po vrasin punën që ne bëjmë gjatë gjithë javës. E them këtë sepse fituam sepse përndryshe do të dukej si justifikim. Nuk po flas më shumë sepse mund të më skualifikojnë”, deklaroi Alberto.

Sindromë kjo e kritikave ndaj arbitrave që duket se është hapur në të gjithë mesdheun edhe pse në Kategorinë Superiore, batareja më e madhe kritikave në adresë të tyre vjen nga shkallët dhe jho nga fusha siç ndodhi edhe këtë fundjavë në ndeshjen Erzeni-Vllaznia ndaj Emanuela Rustës.