Halle të vjetra në Superiore, stadiumi “Niko Dovana” pa drita për supersfidën

Teuta dhe Tirana luajtën në “Niko Dovana” të Durrësit për javën e dytë të Superligës në futboll. Në minutën e 34 të ndeshjes prozhektorët u fikën në stadium për më shumë se pesë minuta, duke bërë që ndeshja të ndërpritej.

Pas 5 minutash ndriçimi u rikthye në stadium. Në të 34 minutë Teuta po fitonte 2-1 kundër Tiranës, teksa bardheblutë kaluan në avantazh me Hasanin në të katërtën minutë, ndërsa Fili dhe Gjinollari shënuan të Teuta. Ndeshja rinisi pas ndërprerjes dhe rikthimit të energjisë elektrike. Në stadiumet shqiptare kjo nuk është hera e parë që ndodh një problem i tillë me energjinë edhe pse federata vijin të trumbetojë me të madhe investimet që po bën për të ndërtuar fusha e stadiume. Një prej tyre është edhe ai i Durrësit që momentalisht është so projekt në formatin 3D.