Shqipëria nuk do të marrë pjesë në turneun e futbollit qe do të zhvillohej në Alergji nga 18 deri më 26 mars. Ky kompeticionin organizohet nga FIFA dhe fillimisht Federata Shqiptare e Futbollit kishte dhënë pëlqimin për të konkurruar së bashku me Algjerinë, Afrika e Jugut dhe Bolivin. Trajneri Sylvinho është kundër pjesëmarrjes në këtë turne, pasi ai kërkon të përballet me ekipe evropianë. Shqipëria ndodhet në grupin e hekurt me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë dhe trajneri brazilian dëshiron të zhvillohej miqësore me kombëtare e Kontinentit të Vjetër, që do t’i shërbejnë më tepër kur të filloj Evropiani “Gjermani 2024”. Kështu Federata po punon për të gjetur kundërshtar për datat e lira të FIFA-s, në mars dhe rivali i parë i mundshëm është Hungaria. Përveç dy miqësoreve që Shqipëria do të zhvilloj në mars, trajneri Sylvinho do të ketë edhe dy teste të tjera në fundin e muajit maj, ku braziliani do të vendos edhe për ekipin që do të marr me vete në Evropian.
sfidanti.al