Futbolli i dhunës, Osmani goditet në Rrogozhinë

Vllaznia fitoi 0-1 kundër Erzenit në ndeshjen e zhvilluar në fushën neutrale të Rrogozhinës. Një gol i Stojanovic në fundin e sfidës bëri që djemtë nga Shkodra të dilnin me tri pikë. Në festën e golit, një shishe nga tribuna goditi në fytyrë drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani. Menjëherë stafet mjekësore të dy skuadrave i erdhën në ndihmë korçarit, që për fat të mirë nuk ka pasoja të rënda. Duket se tifozët shijakas s’e kanë kapërdirë dot golin e pësuar në fund.

sfidanti.al