Shkëlzen Gashi mes yjeve, në garë për lojtarin e sezonit

Mesfushori shqiptar i Kolorado Rapids, Shkelzen Gashi, është mes 16 kandidatëve për çmimin e lojtarit që ka shkëlqyer në mediet sociale, për sezonin që lamë pas në Ligën Amerikane të Futbollit (MLS). Lojtari 28-vjeçar i Kombëtares tonë, konkurron me emra të mëdhenj të futbollit, si Kaka, Pirlo, Drogba, David Vija, Xhovinko apo Dos Santos.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi është drejt kualifikimit në fazën e dytë, pasi ka marrë rreth 60 për qind të votave të publikut në internet dhe do të ishte sukses edhe kalimi i tij në fazën finale. Gashi ka meritën e madhe, që është përshtatur mjaftë shpejt në futbollin që luhet në SHBA dhe u kthye në një idhull oër tifozët e Kolorados.