Kur ishin së bashku tek Interi, gjithçka shkonte mirë dhe kështu ndodhi derisa u largua. Romelu Lukaku fitoi titullin në Milano, dhe Bepe Marota ishte i lumtur si administratori i deleguar i Interit, por erdhi vera me krizën financiare dhe sulmuesi belg vendosi të largohej. Ai fitonte në Itali jo pak, rreth 10-12 milionë euro në sezon bashkë me shpërblimet, por rroga që i ofroi Çelsi ishte shumë më e madhe, dhe sipas raporteve në mediat angleze arrin në 23.4 milionë paundë stërlina në sezon, që do të thotë rreth 26-27 milionë euro. “Lukaku iku që të dyfishonte rrogën, – thotë Marota për “Il Korriere delo Sportin”, – në Itali këto shifra nuk mund të ekzistojnë. Gjithsesi, ai u largua për 115 milionë euro, ndërsa ne morëm Edin Xhekon pa shpenzuar asnjë euro. Diferenca në fushë nuk duket se është kushedi se çfarë”.
Sfidanti.al