Dy javë pas lumit të kritikave ndaj arbitres Antoneta Rusta që edhe pse femër nuk i zbuti shpirtrat e shkodranëve dhe shijakasve dhe vetëm pak orë pas arritjes spektakolare për emërimin e Enea Jorgjit në një fazë grupesh të Champions League, arbitrat shqiptarë vazhdojnë të mos gjejnë paqe.
Kukësi ka shënjestruar arbitrin e kolegjumit të Elbasanit, Silvio Dyrmishi. Verilindorët kërkojnë drejtësi për të paktën dy raste ku i fundit solli edhe golin e Dinamos. “Gabim” i arbitrave apo “paaftësi” e tyre?”, shkruan klubi në reagimin publik duke paralajmëruar edhe ankesën në FSHF.
sfidanti.al