Pogba pretendon se është dopuar pa dijeninë e tij

Mesfushori francez Paul Pogba është ën telashe të vërteta pasui rezultoi pozitiv me testosteron por ai ka një plan për të dalë nga kjo situatë delikate. Ai nuk ka bërë asnjë reagim publik pasi rezultoi pozitiv me doping por do ta justifikojë praninë e testosteronit në trup pas analizës që u krye në fund të ndeshjes Udinese-Juventus.

Fillimisht mund të kërkojë kundër-analizën por ky vendim nuk është marrë sepse strategjia është që ai të shpjegojë në Gjykatën Kombëtare Antidoping se e ka marrë këtë substancë pa dijeninë e tij dhe nëpërmjet ushqimeve apo integruesve të ndryshëm. Agjentija Rafaela Pimenta ka deklaruar se lojtari nuk ka dashur në asnjë rast të shkelë rregullat.

Sipas mediave, Pogba pretendon se e ka marrë integruesin me përmbajtje testosteroni në SHBA dhe nëse pranohet nga gjykata, atëherë dënimi mund të ulet nga 4 në 2 vjet. Gjatë ditëve të ardhshme do të mësohen edhe lëvizjet e mesfushorit që duket se kontratën me Juventusin do ta prishë.

sfidanti.al