Sarri: Frikë nga shkarkimit? Pyesni pilotët e Formula 1!

Një trajner futbolli është si një drejtues mjeti në kampionatin botëror të shpejtësisë, që të dy rrezikojnë diçka, madje pilotët më shumë. Këtë e theksoi Mauricio Sarri, i ngacmuar nëse shqetësohet për fatin e tij si trajner i Juventusit. “Mund të pyesni pilotët e Formula 1, nëse kanë frikë nga shpejtësia, – u përgjigj ai, – i tillë është profesioni ynë, je mirë kur fiton, je keq kur humbet. Mund të them se kam një kontratë dhe dua ta respektoj, por nuk dua të mendoj tani për këtë gjë. E ardhmja ime është nesër (sot), duhet të jemi të përqëndruar tek ndeshja e radhës, të tjerat janë pasoja”.

Do të jetë Juventus-Lacio, dhe Sarri pohon se ndaj kryeqytetasve gjithnjë e kanë pasur të vështirë. “Skuadër shumë e mirë, ndonëse ndodhet në një moment të vështirë, – shton ai, – në një ndeshje të vetme mund të na dëmtojnë”. Trajneri nuk dëshiron të flasë për taktikë dhe formacion, ndërsa në dyshim janë De Ligti, Bonuçi dhe Betankuri. Po ashtu, Kielini duhet të rrijë edhe pak pushim.

Sfidanti.al