Sa në rrezik është Barça? Veç Mesi, Ter Shtegeni e De Jongu, të paprekshëm!

Deri edhe ikona të klubit si Gerard Pike apo Sergio Buskets mund të konsiderohen për t’u humbur nëse gjendja financiare i afrohet katastroës. Kjo është situata që jepet tek Barcelona, dhe mediat shkruajnë se ka ardhur “Ora e Ferrit”. Ka vetëm një treshe të paprekshmish mes futbollistëve, dhe këta janë Lionel Mesi, Mark-Andre Ter Shtegen dhe Frenki De Jongu, ndërsa të tjerët mund të përfshihen në një mënyrë ose ne një tjetër, në transferimet e mundshme të verës. Kështu bën me dijë televizioni amerikan ESPN, që i referohet burimeve në klub.

Katalanasit synojnë përforcimet e rëndësishme të Nejmarit dhe Lautaro Martinezit, dhe këto do të kushtojnë shumë. E sigurt duket që Antuan Grizman të jetë një nga “gurët” e shkëmbimit, ndonëse të tillë si Pike apo Buskets nuk besohet se do të lëshohen lehtë, pasi janë histori e klubit dhe bëjnë pjesë në grupin e kapitenëve. Presidenti Bartomeu ka pohuar se pas rinisjes së futbollit, nuk do të jetë e mundur të shpenzohen aq shumë para sa zakonisht.

Sfidanti.al