Spanjë, mjekët sfidojnë La Liga: E pamundur të luhet në verë

‘Besoj se është e pamundur që skuadrat të kthehen në fushë këtë verë-kjo është ajo që deklaroi në një intervistë për Cadena Ser, Drejtori I Spitalit Campo di Ifema, Antonio Zapatero, që iu bashkua ekspertëve që shfaqen pesimistë në lidhje me rikthimin e futbollit të luajtur në emergjencën coronavirus në Spanjë, pavarësisht dëshirës së La Liga dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Mjeku Zapatero në intervistën e tij theksoi se testet nuk janë zgjidhja, zgjidhja do të vijë në bazë të rezultateve të testit dhe se nëse zbulohet se dikush nuk ka antitrupa është I ekspozuar ndaj infeksionit

‘Në periudhëm asimptomatike  deri në 2 ditë e gjysmë para shfaqjes së simptomave dhe deri në gjysmë dite pas shfaqjes së simptomave, karikimi viral është në nivelet maksimale dhe mbajtja e distancës në fushën e lojës nuk është e mundur-tha në analizën e tij mjeku Zapatero-për mendimin  tim, në muajt e ardhshëm është e pamundur të luhet futboll’.

Sfidanti.al