Jovic, periudhë e errët; Reali do që ta shesë, në Serbi rrezikon burgun

Luka Jovic është në një periudhë të errët. Që nga momenti I transferimit te Reali I Madridit, sulmuesi serb e ka parë fushën e lojës shumë rrallë, por tani  shqetësimi kryesor për të janë problemet me drejtësinë serbe. Në fakt, Jovic në ditët e ardhshme do të duhet të shfaqet në një gjykatë në Beograd për t’iu përgjigjur akuzave për thyerja te rreguillit të karantinimit duke rrezikuar të marrë një dëim nga një gjobë me 1275 Euro në arrest shtëpie deri në dënim me burg me 3 vjet.

Pas shpërthimit të coronavirusir në Spanjë, Jovic u kthye në Serbi në muajin mars dhe theu normat e kufizimit duke zemëruar kryeministren Ana Brnabic dhe liderë të tjerë politikë. Sulmuesi I Realit të Madridit u mbrojte duke shpjeguar se nuk ishte në dijeni të masave të qeverisë serbe, por këtë mbrojtje duhet ta bëjë edhe përpara gjykatësve.

Ndërkaq, sipas ‘El Mundo Deportivo’ , Jovic duhet të shqetësohet edhe për të ardhmen e tij te Reali I Madridit, pasi Los Blancos duket se nuk kanë ndërmend te besojnë më te ai dhe janë gati që ta largojnë dhe ta përfshijnë atë në tratativat e mundshme dhe Interi duket se ka shfaqur interes për të për të zëvendësuar Lautaro Martinez.

Sfidanti.al