Ronaldo nuk shënon, por Juves i pëlqen edhe në rolin … “Pirlo”!

Edhe pse ka 3 ndeshje që “agjëron”, sërish mbetet numri 1 i renditjes së golshënuesve. Kristiano Ronaldo nuk është nga ata që kënaqet me kaq, por tek Juventusi janë të lumtur që portugezi di të jetë vendimtar edhe kur nuk e gjen rrugën e jetës. “La Gazeta delo Sport” shkruan se ajo që bëri CR7-ta në fushën e Sampdorias në Serinë A (fitore 2-0) ishte “pasimi prej hokeji në akull”. Kjo do të thotë pasim vendimtar për pasimin e golit, pra nga këmbët e Ronaldos u krijuan të dy golat e kampionëve, shënuar nga Kieza dhe Aron Ramsej. Fitore e rëndësishme dhe e vështirë për “Zonjën e Vjetër” dhe besohet “buzë të varura” për Kristianon që Sampin e kishte “shënjestrën” e preferuar. Trajneri Andrea Pirlo është i kënaqur dhe thotë se “imagjinoni kur Ronaldo të jetë në ndeshjet e tij, pra të shënojë gola”. “La Gazeta delo Sport” shkruan se CR7-ta po luan rolin … “Pirlo”, pra të trajnerit të tij kur ishte lojtar, që luante si regjisor. Ronaldo ka 15 gola deri tani në kampionat, ndaj 14 të Romelu Lukakut, 13 të Imobilesdhe 12 të Zllatan Ibrahimoviçit. Juventusi ka 39 pikë në renditje me një ndeshje më shumë për të luajtur ndaj 46 të Milanit e 44 të Interit.

Sfidanti.al