McKennie, i grabitet banesa, nisin hetimet

Policia e Torinos po heton një grabitje që u krye në banesën e futbollistit të Juventusit, Weston McKennie. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës gjatë sfidës së Kupës së Italisë mes bardhezinjve dhe Spal, kur grabitësit hynë në shtëpinë e futbollistit.

Në zonë ishin të pranishëm shumë telekamera të sigurisë që u sekuestruan nga policia, me hetuesit që do të nisin hetimin pikërisht me ekzaminimin e tyre për të identifikuar grabitësit të cilët mësohen se kishin hyrë nga dritarja e banjës pasi thyen edhe bravën e një dere.

McKennie e zbuloi vetë ngjarjen kur u kthye në shtëpi dhe bëri denoncimin e vjedhjes së veshjeve të firmës, këpucëve sportive dhe shumë materiale teknike.

sfidanti.al