Zënka mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku në derbin Inter-Milan të Kupës së Italisë vazhdon të diskutohet në vendin e Apenineve. Për këtë cështje ka ndërhyrë edhe Paolo Maldini sipas të cilit këto polemika nuk duhet të aludojnë për racizëm.
‘Ishte një zënkë e shëmtuar për t’u parë-komentoi drejtuesi i Milanit përpara sfidës së kuqezinjve me Bolognën që në fund u fitua 2-1-por gjithcka mbaron aty. Nëse do të flitej për racizëm, do të mbrojmë në cdo mënyrë Ibrahimovic i cili mbrojti shokët e skuadrës së tij që u sulmuan nga Lukaku. Racizmi nuk ka të bëjë fare me Zlatan Ibrahimovic që i erdhi keq që e la skuadrën me 10 lojtarë. Mbrojti shokët e skuadrës të sulmuar pa asnjë motiv nga Lukaku, por e gjithë kjo zgjati pak si shumë dhe tani pres që Ibra të bëjë atë që di të bëjë në fushën e lojës sepse shifrat janë të jashtëzakonshme’
Në fund Maldini foli edhe për merkaton e transferimeve duke nisur nga rinovimi i Donnarummës.
‘Cështja e rinovimeve për momentin është lënë pezull-tha Maldini-merkato e transferimeve na ka parë protagonistë dhe pronarët na lejuan të bënim cfarë të donim brenda disa parametrave ekonomikë. Tani kemi një skuadër për t’iu shkuar deri në fund kompeticioneve ku jemi impenjuar’.
sfidanti.al