Ronaldo: Man. Junajtidi i treti, ose do të jetë dështim!

I kritikuar, por edhe i lavdëruar, si shpesh herë në qendër të vëmendjes, Kristiano Ronaldo vendosi të fliste vetë në një intervistë për “Skaj Sportin”. Ylli portugez deklaroi se synimi i tij tek Mançester Junajtidi është që të paktën ekipi të dalë në vend të tretë në renditje, dhe se gjatë karrierës dëshiron të luftojë vetëm për të fituar Championsin, jo Ligën e Europës. “Vendi i katërt është dështim”, – tha CR7, ndonëse kjo duket më shumë si punë sfide me Çelsin apo Liverpulin, pasi edhe vendi i katërt të kualifikon në Champions që nga Premier Liga. Ronaldo u kthye në “Old Traford” verën e kaluar dhe ambicia ishte të luftohej për tituj, por deri tani “djajtë e kuq” janë vetëm në vendin e 7-të, dhe ai nuk po shënon gola me skemat e trajnerit të ri, Ralf Rangnik.

Sfidanti.al