Gjokoviçi mëson shortin e Australian Openit, por mund të dëbohet!

Mbetet vetëm një veprim për t’u bërë dhe kjo do të përfundojë gjithçka. Ministri i Emigracionit në Australi, Aleks Houk, mund të anulojë vizën për Novak Gjokoviçin nëse e quan veprimin e drejtë, dhe ta dëbojë nga vendi, duke mos e lejuar të konkurrojë në Grand Slemin e parë të vitit në Melburn. Pasi numri 1 i botës në tenis fitoi në gjyq me qeverinë australiane, pati një tjetër vazhdimësi, ku Gjokoviç shpjegoi sesi veproi në kohën që doli pozitiv me Kovid, ndërsa ndodhej në Beograd. Një intervistë me “L’Ekipin”, kur ishte mësuar se ishte i sëmurë mund t’i prishë punë, apo ndoshta edhe një aktivitetet tenisi me fëmijët në Beograd një ditë pas testit PCR, për të cilin Nole tha se e mori vesh rezultatin pas aktivitetit. Për momentin, Gjokoviçi është përfshirë në short dhe duhet të ndeshet me patriotin e tij, Miomir Keçmanoviç, në raundin e parë.

Sfidanti.al