“Fqinjët e zhurmshëm” të Sitit, më shumë të ardhura se Junajtidi

Kanë kaluar 12 vjet që kur Sër Aleks Ferguson u vuri një epitet pas një fitoreje në derbi. Majkëll Oueni shënoi golin vendimtar për Mançester Junajtidin ndaj Mançester Sitit, dhe trajneri skocez i quajti rivalët “fqinjët e zhurmshëm”, pra që flisnin shumë, por nu fitonin gjë. Ka kaluar më shumë se një dekadë dhe sot për herë të parë Siti kaloi Junajtidin për nivelin vjetor të të ardhurave. Siti pati të ardhura vjetore në 2020-2021 prej 537 milionë paundë stërlinash, 17 për qind më shumë se një vit më parë, duke përfituar sidomos nga të drejtat televizive, por edhe nga ecuria në Champions ku arritën deri në finale, si dhe duke fituar titullin në Premier Ligë. Kjo përballoi rënien e të ardhurave nga biletat në stadium për shkak të Kovidit. Junajtidi pati në 2020-2021 të ardhura prej 464 milionë paundë stërlinash, që do të thotë 73 milionë më pak. Siti po ashtu ka skuadrën me vlerën më të madhe në botë në 1.030 miliardë paundë stërlina.

Sfidanti.al