Rikthehet derbi i kryeqytetit, java e pestë premton emocione të reja

Java e pestë e Superiores premton emocione të reja. Kjo pasi rikthehet derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo, pikërisht te stadiumi “Selman Stërmasi”. Gjithçka do të luhet më 27 dhe 28 shtator dhe oraret mbeten njësoj, 16:00 dhe 19:00. Sfidë tjetër interesante është edhe ajo mes Flamurtarit dhe Egnatias, që do të zhvillohet në Vlorë.Elbasani kryeson i vetëm kampionatin me 10 pikë. Ndjekësit më të afërt kanë nga 7 pikë.

AXHENDA E JAVËS SË PESTË TË SUPERIORES

27 shtator

Bylis – Partizani ora 16:00

 

Tirana – Dinamo ora 16:00

 

28 shtator

Vllaznia – Vora ora 19:00

Flamurtari – Egatia ora 19:00

sfidanti.al