Trajneri i njohur anglez, Hari Rednap, që ka drejtuar Uest Hemin, Totenhemin, Portsmuthin dhe Sauthemptonin tanimë, në moshën 72 vjeç, i ka dhënë fund karrierës së tij si trajner, por, megjithatë, ai vazhdon të habitet sesi klubet u japin sulmuesve të tyre bonuse për çdo gol të shënuar. Duke folur së fundmi në një program televiziv, ky trajner më shumë përvojë deklaroi se “hapi sytë dhe veshët”, kur një sulmues me emër i kërkoi bonusin përkatës për golin e shënuar.
“Atëkohë, unë ngula këmbë që të sillej një sulmues i mirë dhe ai erdhi. Ai, me të vërtetë, ishte një sulmues shumë i mirë. Ne i mbyllëm të gjithë punët, kur ai tha: ‘Unë dua bonus për çdo gol të shënuar. Ishte sulmues dhe donte bonus për çdo gol që do të shënonte! Gjë më të habitshme më parë unë nuk kisha dëgjuar, kështu që unë i thashë atij: ‘Po ne të japim 50 000 sterlina në javë pikërisht që të shënosh gola’! Në fakt, ai nuk tha asgjë. Pra, sulmuesi që merr pagën që të shënojë gola, pra që e ka këtësi detyrë kryesore, dashka edhe bonus suplementar për çdo gol të shënuar. Çmenduri më të madhe nuk kisha dëgjuar ndonjëherë”, dekaroi Rednapi.
Sfidanti.al