Pep Guardiola dhe futbollistët e tij yje të Mançester Sitit u vunë në qendër të kritikave të ashpra në Kinë, ku agjencia shtetërore kineze e lajmeve, HSINHUA, i akuzoi ata se turneun, në të cilin ata kishin ardhur të merrnin pjesë, e shfrytëzuan vetëm për të zbrazur xhepat e tifozëve kinezë, pa uakthyer atyre dashurinë dhe respektin qëata treguannga tribunat gjatë ndeshjeve të Sitit.
Agjencia kineze e lartpërmendur i quajti “qytetarët” arrogantë, duke theksuar se Siti ishte i vetmi klub që nuk tregoi respekt ndaj tifozëve kinezë, një kritikë kjo e ashpër, ndaj së cilës nuk vonoi të reagoi vetë Guardiola:
“Unë nuk jam aspak dakord me atë që ka shkruar agjencia kineze e lajmeve. Teksti i shkrimit që ka bërë gazetari i kësaj agjencie, nuk i përgjigjet fare realitetit, sepse ne të gjithë jemi kooperativë dhe ne i jemi përgjigjur pozitivisht çdo kërkese të tifozëve kinezë, madje edhe kërkesave të punonjësve të hotelit”.
Sfidanti.al