Një nga transferimet më befasuese të këtij sezoni veror ishte ai pjesëtarit të përfaqësueses franceze, Nabil Fekir, që kaloi te Betisi, me të cilin nënshkroi kontratë deri më 2023.
Klubi spanjoll në fjalë pagoi 20 milionëeuro plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh të ndryshëm, ndërkohë që Lioni do të marrë edhe 20 për qind, kur ai të transferohet në ndonjë klub tjetër.
Megjithëse lidhur me angazhimin e këtij futbollisti francez kampion të botës përmendeshin Liverpuli dhe Napoli, ishte Betisi që fitoi garën për shërbimet e Nabil Fekirit, kështu që ky lojtar që ka dalë nga shkolla e futbollit të Lionit, tani do të luajë në një nga ligat më të forta të botës.
Sfidanti.al