Real Madrid qëndron pas derës për të pëfituar një asist por nuk do të jetë shumë e thjeshtë që të shtijë në dorë një lojtar klasi dhe aq më tepër pa paguar asgjë.
PSG ka nisur punën për të gjetur një mundësi rinovimi për Kylian Mbappe, i cili hyn në sezonin e fundit të kontratës. Për të mos e humbur në verë pa përfituar asnjë qindarkë, presidenti Al-Khelaifi ka gati ofensivën për ta bindur sulmuesin dhe ajo është e thjeshtë, më shumë para në xhepat e numrit 10. Ai shpenzpi plot 400 milionë euro për të forcuar skuadrën dhe 600 milionë të tjera ia ka premtuar vetë lojtarit për të hedhur firmën në kontratën e re 2+1.
PSG ka larguar Neymar dhe Messin e ka afruar dy miqtë e Mbappe, Dembélé e Kolo-Muani, ndërsa momentalisht Kylian është përfshirë sërish në grup. Zëra të ndryshëm konfirmojnë faktin se bisedimet kanë nisur për të gjetur një rrugë të mesme në mënyrë që asnjë prej palëve të mos dalë e humbur nga kjon situatë.
Në rast se palët nuk gjejnë një rrugë të mesme, ai që fiton ëshë Real Madrid që mbetet një pritje të zhvillimit të ngjarjeve pasi një kontratë me lojtarin e ka.