Ferrari shkëlqen në Monza, bie përkohësisht “mbretëria” e Red Bull

Carlos Sainz me Ferrari dominojnë në pistën e Monzas për të parën herë këtë sezon duke dhënë shkëndija interesante për të ardhmen. Spanjolli i skuadrës italiane la pas për 13 të mijtat kampionin e botës dhe njeriun e pamposhtur të këtij sezoni, Max Verstappen ndërsa nga vendi i tretë do të niset një makinë tjetër Ferrari, ajo e Charles Leclerc.

Nga radha e dytë do të niset edhe Mercedes GP i George Rusell, i ndjekur nga Sergio Perez, Alex Albon, Oscar Piastri, Leëis Hamilton, Lando Norris e Fernando Alonso.

Kjo është ndalesa e 14 e botërorit 2024 të Formula 1 ndërsa për herë të parë këtë sezon Ferrari arrin të regjistrojë pole position por të shfaqet edhe konkurruese krahasuar me Red Bull dhe makinat e tjera.