Prokuroria nis hetimet për vdekjen e Duamena

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Rafel Duamena. Deri tani janë marrë në pyetje mjekët e skuadrës së Egnatias, stafi mjekësor I autoambulancës që transportoi futbollistin nga fusha e futbollit si dhe stafin mjekësor të spitalit të Kavajës. Gjithashtu është sekuestruar edhe kartela mjekësore e futbollistit ganez.

Vdekja e futbollistit të Egnatias, Rafael Duamena ka nxitur menjëherë fillimin e hetimeve për të gjetur shkakun e kësaj tragjedie. Eshtë Prokuroria e Durrësit, e cila të dielën ka nisur menjëherë hetim e ngjarjes tragjike, kur futbollisti ganez, Rafael Dëamena humbi ndjenjat  gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Kavajës.

Deri më tani janë marrë në pyetje mjekët e ekipit rrogozhinas, personali i autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë, në të cilin u transportua menjëherë futbollisti. Për rastin në fjalë organi i akuzës po mbledh dëshmi të ekipit dhe stafit mjekësor.

Dosjes pritet t’i bashkohet edhe raporti ekspertizës mjeko ligjore, nëpërmjet të cilës përcaktohet saktë shkaku dhe ora e saktë e vdekjes së lojtarit. Gjithashtu është sekuestruar edhe kartela mjekësore e Duamenës.

Aktualisht trupi i pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë nga ku po kryhet procesi i autopsisë. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.

sfidanti.al