Napoli, De Laurentiis reflekton për shkarkimin e Garcia-s

Napoli ka njoftuar një heshtje shtypi pas humbjes katastrofike në shtëpi ndaj Empolit , ku presidenti Aurelio De Laurentiis mund të shkarkojë Rudi Garcian. Sipas Sky Sport Italia, Presidenti De Laurentiis e vizitoi skuadrën edhe në pushimin e pjesës së parë ndërsa tashmë situata është komplikuar së tepërmi dhe tekniku francez me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën ekipin kampion vetëm pak muaj pas emërimit. Kandidati kryesor është Igor Tudor i larguar nga Olympique Mrseille. Pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare Napoli luan kundër Atalanta-s, Real Madrid-it, Inter-it dhe Juventus-it.

sfidanti.al