Etrit Berisha hero për Empolin

Portieri i Kombëtare Shqiptare dhe Empolit, Etrit Berisha ishte i pakalueshëm përballë sulmit napolitan dhe bëri disa pritje të jashtëzakonshme, përfshirë një të dyfishtë brenda pak sekondash ndaj Kvaratskhelia dhe Lindrstrom. Ai pas ndeshjes ka folur për “DAZN”, duke komentuar këtë paraqitje të tij dhe të skuadrës, si dhe atë që pret këtë edicion.

“Nota pas ndeshjes nuk ka rëndësi, e rëndësishme është të ndalosh gjuajtjet. Kishim nevojë për një paraqitje të tillë dhe ishte e rëndësishme ndaj një skuadre të madhe. Unë mundohem gjithmonë të tregohem i gatshëm dhe të ndihmoj sa më shumë të jetë e mundur skuadrën. Të gjithë portierët kanë ulje e ngritje, por besimi i trajnerit është i rëndësishëm. Kam kaluar një periudhë të vështirë, por i përket të kaluarës dhe tani dua vetëm të siguroj mbijetesën e Empolit. Pritja e dyfishtë ndaj Kvara dhe Lindstrom? Dy pritje të rëndësishme por ajo ndaj Lindstrom ishte më shumë pasi nuk e pashë të nisej topin. Trajneri Andreacoli? E njeh skuadrën, është person që të jep këshilla të vlefshme dhe ia del që të na dhurojë gjithmonë qetësi të madhe. Me kaq të rinj, ndoshta e kemi pak ndrojtje, por ai arrin të na bëjë të ndjehemi të qetë sa herë që flet”.

sfidanti.al