Pocchettino: Broja më kujton Kane

Në konferencën për shtyp ku prezantoi sfidën e radhës së Çelsit, i cili pret sot në mbrëmje Aston Vilën në një ndeshje të vlefshme për “Kupën FA”, Maurisio Poçetino kishte fjalë të forta për Armando Brojën. Trajneri argjentinas jo vetëm e krahasoi shqiptarin me një emër të madh si Herri Kejn, por la të kuptohej se largimi i tij nga “Stamford Bridge” nuk ishte edhe aq i sigurt.

“Të gjithë sulmuesit e mëdhenj në rininë e tyre kanë dashur për pak më shumë kohë. Kanë nevojë që të gjejnë ekuilibrin e duhur. Unë ende kam shumë besim se Armando Broja ka potencialin për tu bërë një sulmues i madh. Ky proces do kohën e vet”, tha Poçetino. “Gjithmonë e kam krahasuar me Herri Kejnin. Edhe ai në moshë të re luajti si i huazuar për ekipe si Lejton Orient dhe Noruiç. Iu desh kohë që të gjente balancën e duhur. Sa i përket Armando Brojës ai ka një trysni të madhe pasi gjithmonë krahasohet me lojtarë të mëdhenj si Drogba apo Haselbank. Prandaj është shumë e vështirë për një sulmues të ri”, tha Poçetino.

sfidanti.al