Bjelica i kërkon falje Sanesë

Trajneri i Union Berlinit Nenad Bjelica ka kërkuar falje publikisht për sjelljen e turshme të bërë në “Allianz Arena”. Kroatin e lanë nervat dhe tentativës së Leroi Sanesë për t’i marrë topin iu përgjigj me dy të shtyra në fytyrë, të cilat i kanë kompromentuar karrierën si trajner. Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes Bjelica nuk tregoi shenja pendese pasi deklaroi se kishte reaguar në atë mënyrë pasi Sane i kishte shkuar në zonën e tij. Ndërsa sot Bjelica duket se ka kuptuar marrëzinë e kryer: “Kam parë ato skena shpesh herë këto ditë dhe tani që jam i qetë më duhet ta pranoj se reagova në një mënyrë që nuk duhet të kisha reaguar kurrë. Më vjen shumë keq për atë çfarë ndodhi. U kërkoj ndjesë të gjithëve, lojtarëve të mi, klubit dhe Leroi Sanes”.

Bjelica është kritikuar në publik edhe nga Robin Gonses. Mëngjërashi i Unionit pas ngjarjes tha: “Askush nuk përfiton nga kjo lloj sjelljeje. Ne jemi në një fazë ku kemi nevojë për trajnerin pranë dhe fakti që ai nuk ishte aty nuk është aspak normale”, tha 29-vjeçari. Bjelica u largua menjëherë me karton të kuq nga kryesori ndërsa disiplina e Federatës Gjermane të Futbollit e dënoi për tri ndeshje dhe i vendosi një gjobë prej 25 mijë eurosh.

sfidanti.al