Mungesat sidomos në sulm priten të shumta, por ekipi i zemrës duhet mbështetur. Napoli do të luajë sonte në “San Siro” ndaj Milanit, në çerekfinalen e parë të Championsit, në prani të 4 000 tifozëve. Në impiantin e madh milanez pritet të jenë gjithsej 70 apo 75 000 spektatorë, ndërsa nga napolitanët 3 500 do të jenë në zonën e caktuar për miqtë, veçse nja 500 të tjerë do të jenë në vende të tjera në stadium. Nuk priten probleme rendi, ndonëse me ultrasit asnjëherë nuk i dihet.
Sfidanti.al