Inzagi: Nuk është hakmarrje, punoj për të mirën e Interit!

Trajneri zikaltër është edhe i lumtur pas fitores, por gjithashtu edhe duhet t’u përgjigjet pyetjeve ngacmuese të gazetarëve. Mes një Interi që zhgënjen në Serinë A dhe një ekipi që po shkëlqen në Champions, në qendër të vëmendjes është Simone Inzagi. Fitorja 2-0 në fushën e Benfikës, që mund të cilësohet edhe e papritur, ia ngriti sërish kuotat në “bursën e futbollit”. “Ky nuk është një revansh, – thotë Inzagi, – unë punoj për të mirën e Interit. Kritikat i dëgjoj, por vazhdoj punën. Asgjë nuk ka përfunduar. Duhet të përmirësohemi gjithmonë, në kampionat dhe Champions”.

Sfidanti.al