Përse Sanço vlen 200 milionë euro, dhe dyfishin e Erling Halandit?!

Studimi mund të mos ketë saktësi matematike, por padyshim që është serioz. Kështu është gjithnjë me analizat dhe renditjet që bën Observatori i Futbollit, i njohur me inicialet CIES, dhe me seli në Nojshatel të Zvicrës. Xhejdën Sanço i Dortmundit u deklarua si futbollisti i ri më i vlefshëm në botë, madje me dyfishin e vlerës së kartonit të vendit të dytë, që mbahet nga shoku i tij i skuadrës, Erling Haland.

Studimi mbështetet mbi disa elementë si mosha, kohëzgjatja e kontratës, statusi ndërkombëtar dhe përparimi (progresi) i karrierës. Sanço është lojtar i Anglisë, kërkohet nga klubet më të mëdhenj të Europës dhe vlerësimi në treg i kartonit është shumë i lartë, ndërsa Halandi mbërriti tek Borusia që nga Salcburgu, për një pagesë të kartonit relativisht modeste. Anglezit i kushton kartoni gati 200 milionë euro, ndërsa Halandit pak më shumë se 100 milionë. Pas tyre vijnë brazilianët e Realit, Rodrigo dhe Vinisius, e pastaj Hadson-Odoi i Çelsit, ndërsa më i riu në 20 të parët është Eduardo Kamavinja, 17-vjeçari i Renës në Francë, që ndodhet në vend të 7-të me vlerë kartoni rreth 55 milionë euro.

Sfidanti.al